SHKODER - Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses mbrëmjen e sotme një operacion policor në të gjithë qytetin, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh pa leje dhe municione të tjera, ndërsa ka rënë në pranga edhe një 38 vjeçar.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në disa lagje të qytetit ndërsa në pranga ka rënë Ndok Marku 38 vjeç, banues në lagjen “Tepe” i cili është arrestuar nën posedimin e një arme zjarri automatik.
Sipas policisë, aksioni do të vijojë përgjatë gjithë mbrëmjes ku priten edhe zhvillime të tjera gjatë tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com