SHKODËR – Arrestohen pesë adoleshentë për vjedhjen e një makine në Shkodër. Siç bën të ditur Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër u arrestuan sot në flagrancë: Kledis Druni, 20 vjeç, i dënuar më parë për trafik të lëndëvë narkotike; Marsel Camaj, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje të pasurisë; E. Kulla, 17 vjeç; K.M, 15 vjeç, i proceduar dy herë penalisht për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje. Të pesë adoleshentët janë lindur dhe janë banues në lagjen “Tre Heronjtë” e qytetit Shkodër.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi po sot në orën 03.30, në vendin e quajtur lagjja “Guerrile”, janë kapur nga shërbimet e policisë të komisariatit të policisë së Shkodrës, me automjetin tip Fiat Regata, me targa SH 9341 C, të cilin ia kishin vjedhur bashkëqytetarit të tyre, 54-vjeçarit Gjovalin Zadrima. Në momentin e kapjes Marsel Camajt iu gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një armë e ftohtë thikë.
 
U kryen veprimet proceduariale dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu kaluan prokurorisë rrethit gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “vjedhjes në bashkëpunim” “drejtimi mjetit pa dëshmi aftësie’’ dhe “mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)