Këto bimë, dhe thasët me bimë narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
60 parcela me 11.193 rrënje bimë narkotike u zbuluan e asgjësuan në fshatrat Temal, Xhaj, Kir, Mali i Jushit, Toplane , Kasnec, Serm, Klogjen. Ndërsa në fshatin Kasnec u zbuluan 5 sera me 1700 rrënjë bimë narkotike te tharë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.\
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)