SHKODER - Fluksi i shqiptarëve të cilët kërkojnë që të largohen drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian për të kërkuar azil politik ka prekur edhe Shkodrën. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit ka pasur rreth 40 kërkesa nga qytetarët për të marrë vërtetime gjakmarrjeje nga shoqatat e pajtimit, ndonëse kryetari i shoqatës nuk ka pranuar tua japë.
Kreu i shoqatës Misionaret e Paqes Nikollë Shullani thotë se nuk do jepet asnjë letër pa autorizimin e gjykatës dhe prokurorisë.
Vërtetimet për gjakmarrje janë një nga letrat e nevojshme për azilkërkuesit për ti paraqitur më pas në vendet që kërkojë azil, mirëpo nisja e hetimeve dhe ndjekja penalisht e drejtuesve të shoqatave të pajtimit të gjakmarrjes ka bërë që kohët e fundit të kufizohet numri i lëshimit të këtyre vërtetimeve.
Ndërkohë që sot Ministria e Brendshme ka lajmëruar se ka nisur hetimet për kompanitë e udhëtimeve të cilat mundësojnë largimin e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO