Kontakti me rrymën elektrike ka rezultuar fatal për një 73-vjeçar nga Shkodra. Shtetasi Asllan Cafi me banim në Shkodër, ishte duke lidhur një përcjellës në barrakën që ndodhet në oborrin e banesës së tij, në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
 
Ndërkaq, materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluar Prokurorisë së rrethit.