SHKODER- Arrest me burg është masa e sigurisë që Gjykata e Shkodrës ka dhënë për 16-vjeçarin A. Vukaj i cili më 20 nëntor, pranë universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër ekzekutoi 24-vjeçarin Aleksandër Qarri dhe plagosi studentin 19-vjeçar Agust Begea dhe 37-vjeçarin Lekë Marku i cili ishte edhe objektivi i 16-vjeçarit.
Sipas prokurorit të çëshjes ndaj 16-vjeçarit rëndon akuza vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.
Përpara togave të zeza 16-vjeçari ka shfaqur shenja pendese ndërsa ka deklaruar se nuk ka pasur si qëllim për të ekzekutuar asnjë person por thjesht ka dashur të trembte hasmin e tij 37-vjeçarin Lekë Ndoc Marku.
Prokurori i çështjes Lazer Çardaku ka kërkuar nga trupi gjykues masën e arrestit me burg ndërsa avokatja mbrojtëse në prani edhe të psikologut ka kërkuar arrest në shtëpi por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykatësi i çështjes Tonin Sterkaj, i cili ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin ndërsa ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar gjithashtu edhe masën e sigurisë ndaj të afërmit të 16-vjeçarit, Sandër Vukaj i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.
VRASJA
Ka qënë ora 09-00 e mëngjesit të 20 nëntorit kur 16-vjeçari A. Vukaj, i cili udhëtonte me një biçikletë sapo i është afruar të riut, 24 vjecarit Aleksandër Prek Qarrit ka zbrazur mbi të karikatorin e kallashnikovit. Plumbat kanë prekur edhe dy kalimtarë të rastit, 37- vjecarin Lekë Ndoc Markun dhe studentin 19- vjercarin Agustin Nikoll Begea nga Gjadri i Lezhës të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.Sipas dëshmitarëve në vendngjarje autori i krimit ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe në të ka patur një çantë sportive ku kishte futur armën e krimit.
QARRI KA QENE KALIMTAR I RASTIT
Sipas dëshmisë së 24-vjeçarit në polici ky i fundit ka pritur prej vitesh që drejtësia të reagonte por asgjë nuk ka ndodhur ndërsa mengjesin e 20 nëntorit ka vendosur të ekzekutojë Lek Markun dhe një kushëri të tij të cilët kanë qenë duke hapur dyqanin pranë biblotekës së universitetit kur janë qëlluar me breshëri. Një version i ngjarjes mund të jetë edhe fakti që Sandër Vukaj, i cili jetonte në Amerikë ka nxitur 16-vjeçarin të kryejë vetëgjyqësi.
Sipas uniformave blu kallashnikovi i ka dalë nga kontrolli 16-vjecarit dhe për pasojë është qëlluar 24-vjecari Qarri, i cili ka qënë kalimtarë i rastit, ndërsa plumbat i kanë prekur 4 organet jetësore në trup. Për pasojë Qarri humbi jetën vetëm pas disa minutash për shkak të hemoragjisë si dhe nga plumbat u plagos edhe studenti nga Lezha, 19-vjecari Begeja.
GJAKMARRJA E NISUR NE 1994
Pas atentatit të ndodhur mëngjesin e 20 nëntorit fshihet një histori gjakmarrje e nisur që prej 1994. Policia thotë se pikërisht Lekë Marku, i cili në këtë ekzekutim mbeti i plagosur më lehtë, dhe një i afërm i tij, (po i fisit Marku) mund të kenë qenë objektiv të atentatit. Ky i fundit ka arritur t'i shpëtojë atentatit pa u lënduar.
Sipas hetimeve ku dajat e shtetasit Lek Marku të quajtur Gjergj dhe Kol Luli banues në fshatin Mazrek në komunën e Gurit të Zi kanë vrarë me armë zjarri vëllain e 16-vjecarit, Simon Vukën, për këtë ngjarje Gjergj Luli u dënua me 25-vjet burg ndërsa Kol Luli me 22-vjet burg. Vrasjet vijojnë ne vitin 1997 ku është vrarë më armë zjarri shtetasi Tom Ndoc Marku i cili ishtë nipi i Gjergj Lulit. Gjakmarrja mes fiseve Vula dhe Marku vijon ne vitin 1998 ku vritet Pashka Vuka e ëma e 16-vjecarit A. V. Një vit më vonë ekzekutohet Albert Vuka dhe pas një viti, në vitin 2000 edhe Pjetër Kin Vuka.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

16-vjeçari: Unë e vrava 24-vjeçarin Qarri