Policia shqiptare në bashkëpunim me Guarda di Finanza do të dyfishojë patrullimet nga ajri për të zbuluar zonat ku kultivohen bimët narkotike.

Gjatë një takimi me prefekturën në Shkodër, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj tha se policia synon të eleminojë kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e qarkut të Shkodres e më gjerë.

Burgaj kërkoi, që faza parandaluese me sensibilizimin, kontrollin e territorit dhe raportimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike duhet të jetë sa më e organizuar dhe me forcë të madhe goditëse.

Ndërkohë, që krerët e komunave në këtë takim ju shmangën diskutimeve nga ku u kërkua që të nxirren problematikat, që hasin pushtetarët vendore në kontrollin e territorit.

(ad.ti/shqiptarja.com)