SHKODER - Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit, busti i “5 Heronjve të Vigut” do të rikthehet në një nga sheshet kryesore në qytetin e Shkodrës.

Konfirmi ka ardhur nga prefekti i qarkut Shkoder Paulin Radovani gjate nje deklarate për shtyp. Sipas Radovanit po shqyrtohen disa hapësira në metropolin verior se ku mund të rikthehet ky bust.

"Për Pesë Heronjtë e Vigut as nuk flitet më shumë e as më pak se sa është folur dikur, meqenëse po vjen 70 vjetori i clirimit me gjet një vend që ky problem të mbyllet e mos vazhdohet, e kam thënë dhe e them Shkodra ka shumë probleme më të mëdhaja se Heronjtë e Vigut." tha Radovani

Në vitin 2008 Këshilli Bashkiak i Shkodrës vendosi që të lëvizte nga qendra e qytetit monumentin e “5 Heronjve të Vigut” duke e zhvendosur në periferinë e qytetit në varrezat e “Dëshmorëve të Shkodrës”. 

Ky vendim asokohe u kundërshtua ashpër nga këshilltarët e majtë të cilët e konsideronin si tendencioz vendimin për të zbehur vlerat e luftës nacional-çlirimtare por edhe të paligjshëm.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)