Një i moshuar 70 vjeçar në Shkodër po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia, pasi dyshohet se është shkaktar i zjarrit nga pakujdesia.

Gj.K, banues në Reç i Ri në Velipojë dyshohet se në fshatin Reç, i ka vendosur zjarrin disa shkurreve, ku nga zjarri janë djegur rreth 15 hektarë barë dhe shkurre.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr”. 

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë një shtetas i dyshuar si shkaktar i zjarrit nga pakujdesia

Më datë 01.08.2017, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë, është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi Gj.K, 70 vjeç, banues në Reç i Ri Velipojë Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:00, në fshatin Reç i Ri, Velipojë i ka vendosur zjarrin disa shkurreve ku është djegur nga zjarri një sipërfaqe me rreth 15 hektarë barë dhe shkurre.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Redaksia Online
E.S /shqiptarja.com