Vllaznia ka një drejtor sportiv të ri, ai është Eugent Zeka, i cili emërohet në këtë post duke zënë vendin e Armir Grimës i cili ka marrë drejtimin e Kombëtares së Femrave. Gjatë ditëve të fundit, Grima paraqiti zyrtarisht kërkesën e largimit për shkak të angazhimit me kombëtaren kuqezi të femrave.
Në komunikatën e publikuar nga faqja zyrtare e klubit shkodran, bëhet me dije se pas studiit të disa emrave, u vendos që ky post i besohet Eugent Zekës. Sipas Vllaznisë, Zeka është emri i duhur për këtë detyrë pasi ai zotëron liçensën UEFA PRO dhe për disa vite ai ka qenë pjesë e klubit të Estellas ku ka drejtuar ekipin e të rinjve dhe njëkohësisht edhe atë të mjeshtrit të teknikës për gjithë Akademinë e këtij klubi.
Zeka është angazhuar edhe në radhët e Sestri Levante, skuadër e Serisë D, ndërsa vitet e fundit ka kryer detyrën e zbuluesit të talenteve në klubin e Genoas. “Ëndërra ime ka qenë gjithmonë t’i shërbej Vllaznisë dhe sot që kjo ëndërr mu realizua, jam shumë i lumtur.
Jam i përkushtuar maksimalisht për të bërë më të mirën për këtë klub”, shprehet Zeka për faqen zyrtare të klubit verior.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com