SHKODER - Thatësira e tejzgjatur e këtij viti si dhe zjarret gjate stinës së verës kanë shkaktuar dëme të ndjeshme për fermerët e rrethit të Malësisë së Madhe, veçanërisht në rendimentin e gështenjës së njohur të Recit.

Përveç thatësirës tjetër problem ka qenë edhe djegia e pyjeve gjatë stinës së verës, ku janë djegur edhe dhjetëra rrënjë gështenja.

Rrethi i Malësisë së Madhe kryesisht zona e Recit është e njohur për masivin e madh të gështenjës në të gjithë qarkun.

Ndonëse tani është vetëm fillimi i vjeljes së prodhimit, fermerët kanë rritur çmimin i cili ka kapur majat.

(Gre.M/Shqiptarja.com)