SHKODER - Një kufomë e seksit femër është gjetur në lumin Buna ditën e sotme, pranë fshatit Zues në komunën e Rrethinës.

Mësohet se kufoma nuk është identifikuar ende, ndërsa nga verifikimet paraprake mësohet se ajo është e moshës 50 vjeç dhe nuk rezulton të ketë shenja dhune apo shenjat e tjera. Sipas policisë dyshohet se ajo është vetëmbytur.

Ndërkaq po punohet për identifikimin e kufomës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)