SHKODER- Një i ri 17-vjeçar është gjetur i mbytur në ujërat e liqenit të Shkodrës. Trupi i të riut, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është gjetur ditën e sotme në afërsi të zonës së Shirokës, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së 17-vjeçarit.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)