Efektivi i FNSH Ardian Kodra, që humbi jetën ditën e djeshme është përcjellë në banesën e fundit. Familjarët, miq, të afërm dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 50-vjeçarit.
 
Ceremonia e homazheve për efektivin është zhvilluar nga ora 17:00 deri në 19:00 pranë Drejtorisë se Policise ne Shkoder.
 
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.
 
Pas homazheve ministri Tahiri në librin e ngushëllimeve shkroi “I paharruar qoftë kujtimi yt, prehu në paqe miku ynë’ në nderim të Ardian Kodrës.
 
Ndërsa Altin Qato u shpreh se kemi nevojë për forcë dhe durim në këto momente të vështira. “Dora e krimit goditi përsëri dhe mori jetën e kolegut tonë. Kemi nevojë për forcë dhe durim, kurajo dhe mbështetje.
 
Ardiani ishte punonjës me eksperiencë dhe shembull për të tjerët”. Presidenti Nishani ka dekretuar efektivin e FNSH-së Adrian Kodra (pas vdekjes) me "Dekoratën e Artë të Shqiponjës"
 
Dekorata iu dorëzua djalit të të ndjerit në ceremoninë mortore të mbajtur në Varrezat e Dëshmorëve nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit të Republikës.
 
Pas homazheve trupi i pajetë i Ardian Kodres do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Shkoder, pasi ra në krye të detyrës.

Ardian Kodra u vra dje gjatë një operacioni që policia po zhvillonte në Torovicë për kapjen e David Qoses, i cili u arrestua nga policia pas 5 orësh aksion.

homazhet adrian kodra
shenimi tahirit ne librin e ngushellimit
homazhet adrian kodra
homazhet adrian kodra
(Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho)



homazhet adrian kodra
homazhet adrian kodra
homazhet adrian kodra
homazhet adrian kodra
 Foto të tjera..