SHKODER- I vihet eksploziv automjetit të një shtetasi në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02 00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “10 korriku” të këtij qyteti.
Automjeti në pronësi të shtetasit me inicialet G.G ka qënë i parkuar pranë banesës së tij dhe si pasojë e shpërthimit makina është dëmtuar plotësisht, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe as dëme të tjera material në banesat aty pranë.
Policia e Shkodrës bën të ditur se personi në pronësi të të cilit është automjeti nuk njihet si person problematik apo me precedentë të mëparshëm penalë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com