SHKODËR - Rritet numri i turistëve që vizitojnë qytetin e Shkodrës. Sipas drejtorit të zyrës së turizmit në bashkinë Shkodër, Gentian Mema rreth 70 mijë turistë kanë vizituar qytetin e Shkodrës nga muaji janar i këtij viti e deri më tani. Ai thotë se ky vit ka një tendencë në rritje të numrit të turistëve.
“Numri i turistëve vitin e fundit në rritje. Ka ndjekur tendencën e dhjetëve vitete të fundit. Kemi pasur rritje 30-40%”, u shpreh Mema, duke shtuar se duhet të jemi optimistë, që ky numër në vijim do rritet, pasi jemi në kulmin e sezonit".
Turistët janë kryesisht nga vende të BE-së, kryesisht Gjermania, Zvicra, e cila të befason me 6000 turistë, që me sa duket preferojnë Alpet e Shqipërisë. Por dhe nga Europa Lindore: Rusia, Polonia dhe Çekia, tre vende që sjellin shumë turistë në qarkun e Shkodrës, të cilët kalojnë pushimet në vendin fqinj, Mali i Zi dhe zgjedhin të vizitojnë brenda ditës edhe qytetin e Shkodrës.
Bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe me subjekte të tjera të biznesit duket se ka rritur numrin e turistëve në qytetin e Shkodrës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com