SHKODER- Kapen 14 shtetas afrikanë, duke tentuar të kalojnë ilegalisht doganën e Muriqanit në Shkodër.
 
Sipas drejtorisë rajonale të policisë kufitare, shtetasit nga Somalia po tentonin të kalonin nga territori shqiptar, në drejtim të Malit të Zi ilegalisht, ndërsa mësohet se mes të ndaluarve ishte një fëmijë, 3 femra dhe 10 meshkuj.
 
Somalezët u kapën në vendin e quajtur Gryka e Shegës në Hot.
 
Shkodër, ndërsa policia vijon hetimet për zbulimin e linjës së trafikut dhe organizatorët e këtij rrjeti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)