SHKODËR-Është zhvilluar në qytetin e Shkodres “Kursi për menaxhimin e integruar të kufinjve” nga programi i ambasades amerikane “kontrolli i eksporteve dhe siguria e kufinjve” me pjesëmarrjen e efektivëve te policisë kufitare malazeze dhe shqiptare.
I pranishëm në këtë trajnim ka qënë zv. ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Henry Jardine, i cili përpara të pranishmëve ka theksuar rëndësinë e ketij kursi.
Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i kufirit, Pëllumb Nako ka evidentuar faktin se ky trajnim është i rëndësishëm për bashkëpunimin e metejshëm të policisë kufitare shqiptare dhe malazeze.
Qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e funksionarëve për realizimin e dëtyrave në kuadër të planifikimit, organizimit dhe mbikëqyrjes për mbrojtjen e kufirit.
30 kursantëve në fund të trajnimit u janë shpërndarë certifikata.
Ndërkohë ambasada amerikane ka nderuar me dy medalje mirenjohjeje për kontributin e dhënë efektivëve te policisë shqiptare Kadri Becaj dhe Ruzhdi Mashku.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com