SHKODER- Grumbuj me mbeturina, ujërat e zeza të dala në sipërfaqe, gropat e tejmbushura me ujë, është kjo panorama që i ofrohet banorëve të lagjes Rus pranë rrugës “Dëshmorët e 1912-1913” në qytetin e Shkodrës.

Banorët e kësaj lagjeje tashmë duken të pashpresë pasi sipas tyre ka mbi 22 vite që nuk është vënë dorë në këtë lagje e cila është një ndër më të vjetrat në metropolin verior, ndërkohë që përhapin alarmin për ndonjë epidemi të mundshme si rezultat i mbeturinave dhe ujërave të zeza.

Kjo lagje është lënë në harresë dhe si justifikim për këtë është përdorur përherë ndërtimi i unazës i cili përfshin këtë aks. Megjithatë deri atëherë me dhjetëra familje bashkëjetojnë me mbeturinat, ujërat e zeza dhe rrugën e amortizuar.
(eç/shqiptarja.com)