SHKODER - Ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, në moshën 40-vjeçare, operatori italo-shqiptar, Zef Muzhani. Ai jetoi e punoi për shumë vite në Aquila, duke bashkëpunuar me disa televizione lokale si TV Onda dhe TVUno.

Ekspert i kinemasë, ai ka organizuar një seri ekspozitash kushtuar filmave me shoqatën Cinecircolo Oltrelosguardo, në të cilën mbante postin e presidentit. Në qytet ai ishte i njohur në ambjentet akademike edhe për shkak të angazhimit të tij në universitet.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kujtuar me respekt në rrjetet sociale.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)