SHKODER- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në rrethin e Shkodrës ka nisur një aksion për ndërprerjen e energjisë elektrike të gjithë abonentëve debitorë në këtë rreth. Ky aksion ka nisur në një nga zonat më problematike përsa i përket nivelit të arkëtimeve pikërisht në fshatin e Oblikës në komunën e Anës së Malit.
Për kryerjen e këtij aksioni është dashur edhe ndërhyrja e efektivëve të policisë pasi banorët fillimisht kanë kundërshtuar punonjësit e OSHEE-së për t’ju ndërprerë energjinë elektrike.
Aksioni për ndërprerjen e energjisë debitorëve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër, do të shtrihet në të gjithë rrethin e Shkodrës dhe sidomos në zonat problematike në të cilat banorët nuk kanë paguar energjinë prej vitesh.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO