SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar  mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër – Golem si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 51 vjeçar. 
 
 Viktima është Osman Mataj. 51- vjeçari teksa po drejtonte motoçikletën tip YAMAHA me targë AE 695 është përplasur me një tjetër motoçikletë DAYANG, pa targa. Përplasja mes dy motoçikletave ka rezultuar fatale për Osman Matajn e ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër Agron Velijaj ka marrë plagë të lehta.
 
Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana Velijajt e për këtë arsye është arrestuar nga policia. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)