SHKODER - Në kuadër të një operacioni për marrjen e masave dhe kontrollimin e rrugëve të vendit, njësia rajonale e qarkullimit Shkodër është mobilizuar për përmirësimin e qarkullimit rrugor.
Me rikthimin e emigrantëve dhe rritjen e menjëhershëm të numrit të mjeteve në qarkullim, rritet probabiliteti për aksidente rrugore.
Arsyet e aksidenteve janë nga më të ndryshmet por kryesorja mbetet moszbatimi i sinjalistikës rrugore, shpejtësia mbi normalet e lejuara dhe konsumimi i tepërt i alkolit.
Pikërisht për parandalimin e këtyre aksidenteve, prej ditësh janë ngritur pika të shumta kontrolli në terren. Burime zyrtare thanë se janë ndaluar dhe bllokuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, kryesisht për mungesë dokumentesh apo lejesh drejtimi. Njëkohësisht janë bllokuar edhe leje drejtimi për tejkalim shpejtësie dhe për përdorim alkoli. Nuk kanë munguar as gjobat, të dhëna këto kryesisht për mospërdorim të rripit të sigurimit, mos përdorim të kaskës mbrojtëse në drejtim të motoçikletave, apo parakalime të gabuara.
Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Shkodër, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, ndërgjegjësimin e vetë drejtuesve të mjeteve për parandalimin e aksidenteve dhe përballimin e fluksit të qarkullimit gjatë sezonit veror, turistik u ka bërë thirrje drejtuesve të jenë të kujdesshëm dhe te respektojnë rregullat dhe sinjalistikën.
(eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com