SHKODER- Qëllohet me armë pronari i një lokali në Shkodër. 30-vjeçari Aleksandër Kodra ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin “Roma” në Shkodër, pas nje debati mes tij dhe 23-vjeçarit, Nikoll Mbrapshtija. Pasi kanë debatuar, i riu Mbrapshtija është larguar për në banesën e tij dhe më pas është kthyer i armatosur dhe e ka plagosur pronarin e lokalit “Roma”.
Policia bëri me dije se fatmirësisht i plagosuri Aleksandër Kodra nuk është në gjendje të rëndë, pasi plumbi e ka goditur në këmbë. Forcat policore të mbërritura menjëherë pas ngjarjes, kanë arritur të arrestojnë në flagrancë shtetasin Nikollë Mrapshtija, 23 vjeç, lindur në fshatin “Bajzë” të Malësisë së Madhe dhe banues në komunën Rrethina, në Shkodër.
Ai është kapur pak metra larg vendit të ngjarjes, ku i është sekuestruar edhe arma e krimit, automatik model 56, me një krëhër me 11 copë fishekë. Nikollë Mrapshtija akuzohet për dy vepra penale: “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëbajtje pa leje”.
(ln/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com