SHKODËR - Policia ka arrestuar një tjetër person i cili dyshohet se ka qëlluar mbi helikopterët që patrullonin mbi zonën e Dukagjinit në aksionin e asgjësimit të bimëve narkotike.
I arrestuari mësohet se është Lekë Thani, 38 vjeç banues fshatin Plan, komuna Pult e rrethit Shkodër.
Burime zyrtare te policisë se qarkut Shkodër bëjnë të ditur se arrestimi i 38-vjeçarit u bë, pasi është shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e datës 22 Gusht 2014, ku një grup personash kanë qëlluar me armë zjarri dy helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, qe po transportonin forcat e policisë në kontrollin e territorit.
Ndërkohë, ky shtetas është identifikuar dhe si kultivues i disa parcelave me lëndë narkotike në zonën e komunës Pult.
Drejtori i Policisë së qarku Shkodër Shaban Nexhi ka mbajtur dje një konferencë për shtyp, lidhur me detajet e reja për aksionin antikanabis në Malësinë e Dukagjinit ku bëri të ditur edhe emrat e dy të arrestuarve.
Gjatë fjalës së tij Nexhi bëri të ditur se sot është bërë i mundur arrestimi i shtetasit të kërkuarit Fatmir Shpati , 25 vjeç, banues në Grudë e Re, i dyshuar si autori i organizimit dhe sulmit, ku u goditën me armë zjarri helikopteri i ushtrisë dhe i Policisë së Shtetit.
Ndërkohë që është vetëdorëzuar në polici Pal Dushku 19 vjeç, banues në fshatin Plan, komuna Pult. Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë”, “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com