SHKODER - Partia Socialiste në qytetin e Shkodrës ka reaguar ndaj dhunimit që po i bëhet monumentit të "5 Heronjve të Vigut", ku armët e derdhura në bronz janë prerë dhe shitur për skrap.
Sipas deputetes socialiste, Paulina Hoxha ky akt është i qëllimshëm dhe është bërë pikërisht në prag të festave të nëntorit.
“Mendja e deformuar e njerëzve shkatërrimtarë i dhunoi përsëri, këtë herë duke i masakruar. Pjesë të bronzta të monumentit, pikërisht armët, si për t’i çarmatosur janë prerë për tu shitur për skrap. Akti bëhet edhe më i shëmtuar pasi ndodh pikërisht në ditën e festave të mëdha kombëtare dhe në mes të ditës. Në këtë gjendje është katandisur një nga simbolet e këtij qyteti, i cili përjetëson një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë, atë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ndërsa sot ata shfaqen këtu si simbol i turpit, si simbol i antivlerës që sundon mbi vlerën. Dhunimi i monumentit, por jo vetëm i “5 Heronjve”, nuk është thjesht një akt vandal, ai është shumë më tepër se kaq. Ai është qëndrim i caktuar ndaj një periudhe të lavdishme të popullit shqiptar, sepse denigrimi i heronjve ka vite që po ndodh në këtë vend”, u shpreh deputetja socialiste.
Në fund të kësaj deklarate, Partia Socialiste përmes deputetes Hoxha kërkoi dhënien fund të masakrës që po i bëhet kontributit, por dhe Luftës Nacional-çlirimtare, veçanërisht në qarkun Shkodër.

(Foto, monumenti i shkatërruar)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Monumenti drejt shkatërrimit