SHKODËR - Një tjetër projekt i lënë përgjysmë në qytetin e Shkodrës pas ditës së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit ka shkaktuar irritimin e banorëve.
Rruga para varrezave katolike të “Rrmajit” aktualisht është në një gjendje të mjeruar, ndërsa banorët kërcënojnë me protesta, nëse situata nuk zgjidhet.
Rruga e varrezave i është nënshtruar rikonstruksionit në pranverë të këtij viti, por më 23 qershor punimet u ndërprenë për të mos filluar më. Segmenti rrugor përpara varrezave katolike të “Rrmajit” aktualisht është në një gjendje mjaft të rënduar, gjë që bëhet edhe më e papërballueshme nga gropat dhe pluhuri.
Banorët e kësaj zone kanë paralajmëruar protesta dhe vendosjen e nje barrikade për të ndaluar qarkullimin, nëse nuk merren masa urgjente nga instancat përkatëse për përfundimin e punimeve në këtë aks të rëndësishëm për qytetin e Shkodrës.
Ky është një segment, i cili lidh qytetin me varrezat katolike, ndërsa çdo ditë kortezheve mortore u duhet të përballen me këtë aks, i cili është mjaft i amortizuar për shkak të ndërprerjes së punimeve. Prej muajsh banorët e kësaj zone jetojnë mes pluhurit, infrastrukturës në gjendje të mjeruar, si dhe aromës që kundërmon nga mbeturinat.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com