Punimet të cilat kanë vijuar sërish kanë bërë që drejtuesdit e mjeteve të gjenden të papërgatitur e për pasojë kanë pritur për orë të tëra në radhë.
Të revoltuar ata kërkojne që shteti të marrë masa dhe autoritetet mbikqyrëse të mos lejojnë punime të tilla pasi janë tallje me qytetarët.
Për të kaluar urën është dashur që drejtuesit të presin të paktën 2 orë deri në 2 orë e 30 minuta. Pavarsisht kësaj situate aspak normale në këto ditë të nxehta që kanë shënuar edhe nisjen e sezonit turistik dhe kanë rritur fluksin e lëvizjeve, janë përzgjedhur nga autoriteti rrugor si moment për të nisur riparimin e urës.
Menjëherë këto punime janë reflektuar në trafik të ç’orientuar dhe kaos. Trafiku ka qene më i rënduar se një ditë më parë ku rradha e mjeteve ka qenë deri ne lagjen Xhabije.
Nga ana tjetër nuk ka asnjë njoftim nga ana e autoritetetit rrugor se deri kur do të zgjasin punimet në Urën e Bahçallëkut për të marrë fund edhe kaosi i trafikut në hyrje-dalje të qytetit të Shkodrës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)