Radhët që shkaktohen në pikën kufitare të Muriqanit po shfrytëzohen për krijimin e të ardhurave nga romët të cilët lypin përgjatë këtij aksi. I gjithë aksi Muriqanit është i mbushur nga dhjetra qytetarë romë të cilët i kërkojnë lëmoshë drejtuesve të mjeteve.

Por pavarësisht nevojës së romëve, panorama që ofrohet përgjatë këtij aksi rrugor nuk është aspak normale, përballë turistëve që zgjedhin këtë pikë kufitare për t’u futur në vendin tonë.