SHKODER - Dy pronarë lokalesh në Shkodër janë arrestuar nga policia për kundërshtim të forcave të rendit.
 
Në prangat e policisë kanë rënë Fatbardh Shtiza 44 vjeç dhe Gentian Ipshta 34 vjeç. Sipas policisë, këta dy persona nuk lejuan forcat e policisë të mbyllnin lokalin e tyre ne lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Nga të dhënat e policisë bëhet e ditur se edhe pse janë njoftuar nga uniformat blu për mbylljen e lokalit rreth orës 00:10, për shkak të muzikës së lartë, ata e kanë kundërshtuar. Në këtë moment policia ka prangosur dy pronarët ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)