Shkodër, sekuestrohen në kufirin
me Malin e Zi 10 kg kanabis

Shkodër, sekuestrohen në kufirin<br />me Malin e Zi 10 kg kanabis
SHKODËR - Një sasi prej 10 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar në malin e Hotit në kufirin jeshil me Malin e Zi.

Policia e Shkodrës, ka bërë të ditur se, mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në një zonë të pyllëzuar është parë një person me një thes në shpinë i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë ilegale.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të personit, por ky i fundit i ka pikasur uniformat blu. Menjëherë ka lëshuar thesin në tokë dhe është zhdukur në pyll duke përfituar edhe nga errësira.

Në kontrollin e bërë, në thes janë gjetur 10 pako me kanabis sativa me peshë prej 10 kilogramësh. Sipas policisë, janë duke u bërë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij trafiku.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)