SHKODËR - U inagurua sot në mbrëmje në Shkodër pedonalja “Kardinal Mikel Koliqi”, projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian.
 
I pranishëm edhe ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi. Ambasadori u shpreh se “kjo është provë se BE i jep rëndësi këtij investimi në këtë zonë".
 
“Ne jemi të kënaqur dhe krenarë të investojmë në të tilla projekte”.
 
Sipas Sekuit, “ky investim ka rëndësi ekonomike për zhvillimin e turizmit. Duke investuar tek e kaluarja investojmë tek e ardhmja”, tha Sequi.

Me fondet e BE u realizua edhe pedonalja 'Murat Toptani" në Tiranë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)