SHKODER- Një konflikt, për motive të dobëta, mes pronarëve të lokalit dhe një grupi klientësh, ka ndodhur  rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, në një lokal në vendin e quajtur “Kisha e madhe”.

Si pasojë mësohet se kanë mbetur të plagosur shtetasit : E.GJ., 24 vjeç, Gj.L., 26 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet që çuan në degradimin e kësaj situate banale.

Menjëherë në vendngjarje  kanë mbërritur efektivët e policisë dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)