SHKODER- Vijon sherri dhe mosmarrëveshjet mes Bashkisë së Shkodrës dhe Kompanisë CEZ Shpërndarje të cilat prej ditësh hedhin akuza ndaj njëra- tjetrës pasi Lagja e “Gjuhadolit” në Shkodër, ku bën pjesë edhe Pedonalja vijon të mbetet në errësirë prej më shumë se 72 orësh.
Bashkia e Shkodrës ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp ndaj pretendimeve të CEZ Shpërndarjes duke lëshuar një lum akuzash ndaj kësaj kompanie.
Sipas zëdhënësit të bashkisë së Shkodrës, Ritvan Dibra një problem i tillë në “Gjuhadol” është shkaktuar nga papërgjegjshmëria e kompanisë CEZ Shpërndarje dhe jo nga mosbashkëpunimi i bashkisë.
Sipas bashkisë së Shkodrës kjo e fundit i ka drejtuar një sërë shkresash që nga viti 2011 ku i ka kërkuar kompanisë CEZ Shpërndarje që të ndërhyjë në këtë segment rrugor për riparimin e defekteve përpara përfundimit të punimeve për ndërtimin e Pedonales, por asnjëherë nuk është gjetur bashkëpunimi.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com