SHKODER - 7 persona janë transportuar me helikopter për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora, gjatë kësaj jave. Mjekët thonë se situata më problematike është në Dukagjin, ku trashësia e borës i kalon 1 metër.

Vetëm për një javë, 7 pacientë nga zona e Dukagjinit janë transportuar me helikopterë në spitalin e Shkodrës për shkak të rrugëve të izoluara nga dëbora. Mjeku i Dukagjinit Dritan Mrapshtija u shpreh se trashësia e dëborës në këtë zonë arrin deri në mbi 1 metër, ndaj dhënia e ndihmës të specializuar shëndetësore në rruge tokësore është e pamundur.

Mesditën e së martës një 18 vjeçare është transportuar përmes helikopterit nga komuna Shalë ne urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë nga ekipi i bluzave të bardha. Aktualisht gjendja shëndetësore e adoleshentes është drejt përmirësimit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)