SHKODER - Tre të dënuarit për vrasjen dhe më pas masakrimin e trupit të 13-vjeçarit Agim Leraj në ujërat e lumit Shalë në Dukagjin të Shkodrës (në shtator të 2010-ës), janë rikthyer për gjykim në Gjykatën e Apelit në Shkodër pas ankimimit nga ana e mbrojtjes.
Pasi gjykata e Apelit pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për rihapjen e hetimit gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Besnik dhe Edmond Kodra si dhe Sokol Mjacës, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër për Edmond Kodren, pra dënimin e tij me 11 vjet burg, ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë për vëllain e tij Besnik Kodra nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burg si dhe ndryshimin e vendimit për të pandehurin Sokol Mjacaj nga 10 vjet burg në 4 vjet për veprat penale të moskallëzimit të krimit dhe sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes.
Vendimi është dhënë nën masa të forta sigurie ndërsa jashtë mjediseve të Gjykatës së Apelit sipas policisë së Shkodrës janë shoqëruar të afërmit e të burgosurve pasi ka pasur grindje në mes tyre pasi dhënies së vendimit.
Me çeljen e pjesshme të hetimit gjyqësor nga mbrojtja në seancën gjyqësore janë paraqitur disa dëshmitare që nuk janë pyetur gjatë procesit gjyqësor në Shkallën e Parë dhe që kanë dhënë deklarata të vlefshme në zbardhjen e plotë të çështjes.
Gjyqësori në Shkallën e Parë ka vendosur fajësinë e tre të pandehurve për vrasje në rrethana cilësuese të Agim Leres në bashkëpunim, duke dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Kodrën, 11 vjet burg Edmond Kodren për kryerje e vrasjes në bashkëpunim, si dhe me 10 vjet burg të Sokol Mjaces nën akuzën e fshehjes së krimit dhe bashkëpunimit pjesërisht në aktin e vrasjes.
Ndaj këtij vendimi ka apeluar mbrojtja e të pandehurve pasi vëllezërit Kodra që nga dita e arrestimit deri në ditën e sotme vazhdojnë të mohojnë autorësinë e kësaj vrasjeje nga ana tjetër në dëshmitë e Sokol Mjacaj janë dhënë detaje për mënyrën se si dy vëllezërit Kodra kanë kryer vrasjen makabër duke torturuar dhe keqtrajtuar 13-vjeçarin Lera deri sa i kanë shkaktuar vdekjen.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Në tetor 2012, Gjykata shqyrtoi dosjen e autorëve