SHKODER - Ura e Bahçallekut në qytetin e Shkodrës po shkon drejt degradimit nga dita në ditë. Pavarësisht se ajo ka fluksin më të madh të lëvizjeve, ura e Bahçallekut është lënë tërësisht në harresë.

Gropat e hapura në mes të rrugës që zhysin gomat e makinave, trotuaret e dëmtuara sëbashku me parmakët mbrojtës nuk i kanë rënë në sy siç duket personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e kësaj ure. Kjo gjë ka sjellë edhe shqetësimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve të vazhdueshme dhe trafikut.

Edhe pse është nyje lidhëse e qytetit me pjesën tjetër të vendit, ura e Bahçallekut nuk është përfshirë në asnjë prej projekteve rikonstruktuese.

Ndonëse është apeluar disa herë për gjendjen ne të cilën ndodhet ura e Bahcallekut, gjendja vijon të mbetet e njëjtë.

(ad.ti/shqiptarja.com)