SHKODER- Qindra banorë në komunën Bogë të komunës së Shkrelit në  Shkodër prej më shumë se një javë janë pa energji elektrike. Burime të policisë të Malësisë së Madhe bëjnë të ditur se përsona të paidentifikuar kanë vjedhur kabllin elektrik, të 21 shtyllave të energjisë elektrike që furnizon këtë zonë turistike.

Ky është një rast i përsëritur, por jo në këto përmasa që të vidhet i gjithë kablli që furnizon me energji elektrike një komunë të tërë.
Në vendngjarje është dërguar një grup hetimor që ka kryer shoqërimet e rastit dhe ka mbledhur dëshmi për të identifikuar autorët e krimit. Kablli i energjisë elektrike mendohet se është vjedhur për t'u shitur për skrap, nje krim i rëndomtë ky, i kohëve të fundit. Ky fshat konsiderohet si një nga fshatrat më të lartë në zonën e veriut dhe mjaft i preferuar për turistët e huaj. Por për banorët fshati nuk ofron asgjë që tashme pervec problemeve në infrastrukture u duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Banorët kanë lajmëruar perfaqësuesit e CEZ por deri me tani asgjë nuk ka ndryshuar pasi gjatësia e kabllit të vjedhur është e madhe dhe ende nuk është zëvëndësuar në mënyrë energjia të rikthehet në zonë.
(ns/en/shqiptarja.com)