Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Selim M. nga Shkodra ka plagosur me armë zjarri xhaxhain e tij Y.M, 65 vjeç. Pasi ka shtënë mbi xhaxhain, 20 vjeçari është larguar nga vendngjarja. 

20 vjeçari dhe xhaxhai i tij janë banues në fshatin “Ura e Shtrenjtë”, Komuna Postribë, Shkodër. Pas plagëve të mara 65 vjeçari, është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ka marë edhe ndihmën e menjëhershme dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e shkodrës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja metalike të kalibrit 7.62mm, model 56.

Ndërkohë, ndaj Selim M është ngritur menjëherë procedim penal dhe është shpallur në kërkim

Materialet hetimore i janë kaluar prokurorisë për shqyrtimin e kësaj çështje.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)