SHKODER - Rreth 200 familje të lagjes “Tre heronjtë” në qytetin e Shkodrës prej një jave vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ndërsa deri tani askush nga Cez nuk ka reaguar pavarësisht ankesave të banorëve.
Shkak për mungesën e rrymës elektrike është bërë një defekt në transformator.
Banorët e konsiderojnë të patolerueshme indiferencën e Cez Shpërndarje, duke qenë se ato janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike.
“Jemi të rregullt në pagesa, kjo është e padrejtë nuk e kuptojmë pse na e bëjnë këtë gjë. Ata të Cez kur është puna për të mbledhur paratë vijnë të parët, ndërsa kur kemi probleme fshihen si lepujt”, -shprehen banorët.
Gjithashtu, banorët shprehin shqetësimin e tyre për faktin se kabinat elektrike në këtë lagje lihen të hapura duke rrezikuar sigurinë e fëmijëve të cilët janë të pandërgjegjshëm për rrezikun.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com