SHKODER - Një 26-vjeçar u gjet i qëlluar me plumb në kokë në makinën me të cilën ai udhëtonte, ku humbi jetën rreth 20 minuta më pas në spital. Pista paraprake e policisë është ajo e vetëvrasjes, për shkak se Andrea Çoba u gjet me pistoletën në prehër dhe gëzhojën brenda në makinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.05 në Shkodër, në lagjen "Perlat Rexhepi" në zonën e njohur si "Gjuhadol". Forcat e policisë u njoftuan nga banorët për plagosje me armë zjarri, çka fillimisht ngriti pistën e një atentati ndaj 26-vjeçarit. Por pas ekzaminimeve në makinën "Volkswagen Golf", e cila rezulton në pronësi të vëllait të viktimës, blutë e Shkodrës ngritën pistën e aktit ekstrem të vetëvrasjes.
Andrea Çoba u dërgua në spitalin e Shkodrës ne gjendje te rende shëndetësore, por nuk mundi te mbijetoje plumbit në kokë. Sipas bluzave të bardha predha e plumbit e ka kapur mbi nofull.
Çoba punonte bashke me te vellane ne nje kompani karamelesh ne qytetin e Shkodres.

(Rruga ku ndodhi ngjarja) FOTO

(Pistoleta që u gjet në makinën e viktimës, Andrea Çobaj)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO