Shkodër/ 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë në kamionin me targa serbe! Në kërkim administratori i firmës dhe babai i tij

Shkodër/ 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë në kamionin me targa serbe!  Në kërkim administratori i firmës dhe babai i tij

Kamioni me targa serbe ku po transportoheshin cigaret kontrabandë

TIRANË- 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë janë kapur në degën Doganore të Hanit të Hotit, Shkodër.

Referuar njoftimit zyrtar, bëjnë me disa se cigaret ishin në një trajler me targa Serbe të cilat ishin të papajisura me pullë fiskale të Shqipërisë apo të një shteti tjetër. Mësohet e nëse kjo sasi do të hidhej  në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë. Në kërkim është shpallur administratori i shoqërisë “Plus International” S.S., si dhe babai i tij.

“Strukturat  e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi prej 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë , në  degën Doganore të Hanit të Hotit, Shkodër. Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore Hani Hotit,  Shkoder,  nga Mali i Zi, strukturat doganore ushtruan kontroll dokumentar në mjetin e tipit trajler me targa Serbe,  për ngarkesën e cigareve të  markave të ndryshme.

Nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjeter. Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej  në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.

Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga  Administrata  Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë , dhe u  referua si rast në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes"  te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim  administratori i shoqërisë “Plus International”,  shtetasi me inicialet  S.S,  si dhe babain i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë. Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryjnë veprimet e mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja