Një aksident rrugorë me pasojë vdekjen e një 60 vjeçari ka ndodhur sot në Shkodër.
Aksidenti ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë rreth orës 01:10, ku sipas policisë një makinë tip “Opel”, me targa AA798FI, me drejtues Përparim Papa,oficer i trafiku në bashkinë e Malësisë së madhe, është përplasur me motoçikletën të drejtuar nga 60 vjeçari Preke Kokli, banues në fshatin Baks të Velipojës, i cili humbi jetën nga përplasja.
Përparim Papa,48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor u arrestua, ndërsa materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”
Shkodër
Humb jetën 60 vjeçari, ndalohet punonjësi i policisë i përfshirë në aksident
Në datë 26.07.2017, rreth orës 01:10 në segmentin rrugor Velipojë - Shkodër, në fshatin Mali Kolajve, Policia u njoftua se kishte ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip ‘'OPEL'’, me targa AA798FI me drejtues mjeti Përparim Papa, i cili ishte përplasur me mjetin motorçikletë tip 'Yamaha' me targë SH 807 B. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.
U arrestua në flagrancë shtetasit Përparim Papa, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com