SHKODËR - Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premte në aksin Koplik Shkodër. Një punonjës policie ka përplasur për vdekje me makinë një 50-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Shtoj i Ri ndërsa viktimë mësohet se ka mbetur 49-vjeçari Agim Shkambaj.

Ky i fundit u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

"Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik - Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip "Fiat" që drejtohej nga shtetasi  Gj. Gj. 26 vjeç,  ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra" - njofton policia

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka arrestuar menjëherë efektivin Gjergj Gjeloshi i cili shkaktoi aksidentin

1611946572_1611945492makina.jpg