SHKODER - Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme në aksion rrugor Shkodër-Velipojë në Qafë-Shtiqen, por fatmirësisht nga përplasja me një tjetër makinë, janë shënuar vetëm dëme materiale pa të lënduar në njerëz.
Makina e blinduar tip Audi me targa AA 833 JV në pronësi të deputetit Doshi por që drejtohej nga shoferi i tij Klodian Mema u përplas me një BMW me targa AA 535 AR që drejtohej nga Ramazan Gjekaj, e cila vinte nga Velipoja në Shkodër. Makinat janë përplasur përballë me njëra-tjetrën pasi Doshi po udhëtonte në drejtimin Shkodër-Velipojë.
/Shqiptarja.com