SHKODER - Forcat speciale të policisë kanë vënë në pranga një person që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Nik Mark Kodra ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për vrasje në shtetin fqinj. Arrestimi u krye sot rreth mesditës në qendër të qytetit të Shkodrës nga Sektori i Forcës së Posaçme në Policinë e Shtetit.
I arrestuari Nik Mark Kodra po mbahet në ambientet e izolimit në Drejtorinë e Policisë Shkodër. Pritet të mbërrijë dosja e plotë nga Italia për të arrestuarin. Ndërkaq nga media italiane, mësohet se Kodra ishte anëtar i një prej bandave më të njohura të Arezos në Itali.
Ai mësohet se gjatë këtij viti është dënuar me 13 vite burg për vrasjen e një personi dhe plagosjen rëndë të një tjetri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com