Nënoficeri i policisë Zef Mirashi është arrestuar dje në Shkodër me 10 kilogramë drogë në makinë.

Operacioni është zhvilluar dje në orët e vona të mbrëmjes nga SHKB dhe Anti-Droga. Sipas informacioneve të para Mirashi kishte disa muaj që ishte në hetim nga SHKB dhe Anti-droga të cilat dje kanë finalizuar aksionin.

Veç arrestimit të efektivit të policisë janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Zef Mirashi ishte me detyrë shef i stacionit të policisë në Theth. Ai kishte 15 vite që mbante veshur uniformën e policisë dhe kishte gradën nënoficer.

Lënda narkotike e tipit cannabis sativa iu gjet në bagazhin e makinës. Sipas informacioneve të para dyshohej se kjo lëndë narkotike do të shpërndahej në qytetin e Shkodrës.
 
 Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)