Vijon lufta e policisë ndaj prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike në Shkodër. Policia ka asgjësuar 550 bimë narkotikë të dyshuar si cannabis sattiva.

Bima është konstatuar në një tokë të hapur rishtazi në Shalë të Shkodrës. Menjëherë pas konstatimit policia ka asgjësuar bimën më anë të djegies.

Si autor i dyshuar është shtetasi N. T. i shpallur në kërkim dhe më parë. Policia po punon për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e tij.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

droge shkoder

[gallery]23196[/gallery]

Redaksia Online
E.S /shqiptarja.com