Një 58-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 9-vjeçare.
58-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. është denoncuar nga babai 41-vjeçar i të miturës.
Në padinë e bërë, babai i vajzës është shprehur se 58-vjeçari e ka ngacmuar minorenen në rrugë.
Policia bën me dije se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.