SHKODER - Banorët e komunës së Rrethinave në Shkodër i janë rikthyer protestave për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Banorët të shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e pushtetit lokal pasi kanë protestuar përpara zyrave të CEZ Shpërndarjes i janë drejtuar Nënstacionit Shkodra 1 ku edhe kanë tentuar që të futen brenda mjediseve të nënstacionit për të stakuar çelësat që furnizojnë me energji elektrike qytetin e Shkodrës.
Sipas nënkryetarit të komunës së Rrethinave Gjelosh Prendi energjia elektrike mungon në të gjithë fshatrat, ndërsa pa energji ka mbetur edhe komuna, qendra shendetësore si dhe shkollat.
Mungesa të energjisë elektrike ka edhe në disa prej lagjeve te qytetit ndërsa askush deri më tani nuk ka reaguar për rikthimin e energjisë elektrike.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com